GRANDEMALL

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Alketa Zejnullahu, punësohet në UBTNEWS

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Alketa Zejnullahu, sukseset e saj në studimet akademike në programin e gazetarisë në UBT, i ka kurorëzuar me punësim në portalin UBTNEWS, duke u angazhuar në cilësinë e gazetares, për të ndjekur ngjarjet ditore në vend dhe në botë.

Studimet akademike të saj, Alketa i filloi pa hezitim, duke e konsideruar si një rrugë me shumë perspektivë për të ardhmen në profesionin e gazetarisë për shkak të avancimit në teknologji, si dhe cilësisë së stafit akademik që ka UBT.

“UBT është shembull për institucionet e arsimit të lartë sepse ndjek standardet perëndimore të mësimdhënies. Një element tjetër që e dallon UBT-në nga institucionet tjera është përgatitja profesionale e profesorëve, si dhe aplikimi i teknologjive të reja që e bëjnë procesin e mësimnxënies më atraktiv dhe më të lehtë”, thotë Zejnullahu.

GRANDEMALL

Ajo ka vlerësuar faktin se gërshetimi i punës praktike me atë teorike që ofron UBT, është një nga standardet që e dallon prej institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

“Gërshetimi i punës praktike me atë teorike dhe duke i parë mundësitë e panumërta që UBT iu ofron studentëve, më kanë bindur që unë të studioj në UBT. E kam përzgjedhur UBT-në për kushtet më moderne që ofron në rajon dhe benefitet që sjell në rrugëtimin profesional”, u shpreh ajo.

UBT përmes portalit UBTNEWS është duke i ofruar studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim, por edhe studentëve të tjerë mundësi që të praktikojnë punën e gazetarisë së drejtë dhe të saktë, duke qenë kështu më afër publikut në raportimin e ngjarjeve të ndryshme nga vendi, rajoni dhe bota./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.