HW

Studentja Drenusha Imeri fillon praktikën në “Ceni Company”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Drenusha Imeri, tash e disa muaj ka filluar praktikën në kompaninë më të madhe ndërtimore në rajonin e Gjilanit, “Ceni Company”. Kjo kompani i ka dhënë mundësi asaj të jetë pjesë e disa projekteve të rëndësishme që janë realizuar në Gjilan, përfshirë edhe objekte afariste-banesore dhe jo vetëm.

Studentja Imeri tha se UBT dhe profesorët, janë ata të cilët i kanë ofruar ndihmë profesionale që ajo të arrijnë tregun e punës.
“UBT është institucion që të bën profesionist të mirë, pasi që institucioni ofron bashkëpunim në relacionin studentë-profesorë, ofron teknologjinë e fundit për studime dhe ka staf të kualifikuar. Gjitha këto mundësojnë që studentët e UBT-së të dalin gjithmonë të përgatitur profesionalisht”, vlerësoi Imeri.

HW

Duke folur për të ardhmen, ajo tha se planifikon t’i vazhdojë studimet e nivelit master, me qëllim të arritjes së shkallës më të lartë të profesionalizmit.

Studentët e të gjitha fakulteteve në UBT, para dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore, lehtësisht qasen në tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar, në institucione publike dhe private./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.