ARKATANA

Studentja Donjeta Nikçi pjesë e “Tribuna Channel”

/ 2 minuta lexim
HW

Falë praktikave të zhvilluara dhe profesionalizimit të treguar nga ana e profesorëve, studentët e UBT-së po kualifikohen për drejtimet përkatëse, andaj po depërtojnë lehtë në tregun e punës. Donjeta Nikçi është studente në UBT, e cila po përfundon suksesshëm studimet bachelor në fakultetin Media dhe Komunikim. Para një viti ajo ishte punësuar në televizionin “Tribuna Channel”, në Prishtinë, si dhe është e vetmja femër që aktualisht punon në anën teknike, konkretisht në regjinë e këtij televizioni.

Nikçi ka thënë se UBT është një institucion i cili ofron mundësi si për marrje të njohurive nga një personel akademik, ashtu ofron vizita me karakter studimor. Derisa, dihet tashmë, edhe diploma e UBT-së, është e njohur ndërkombëtarisht.

“Është privilegj që ende pa i mbaruar studimet themelore të gjendem në treg të punës. Pa dyshim, ndjehem krenare që para tri viteve kam zgjedhur për të studiuar në UBT, sepse synimet të cilat i pretendoj po i realizoj falë mundësive që më ka ofruar ky institucion i arsimit të lartë”, ka thënë Nikçi.

Uji Dea

Ajo ka theksuar se zhvillimi i vizitave studimore nëpër mediume u ka ndihmuar atyre që të shohin nga afër natyrën e punës, anën teknike të mediumeve, organizimin, si dhe ndarjen e detyrave ditore nëpër redaksitë e ndryshme.

“UBT ofron kombinim të anës teorike dhe praktike, andaj studentët po dalin të përgatitur për tregun e punës. Falë studimeve e njohurive të marra, unë kam dal e përgatitur në tregun e punës”, tha ajo.

UBT ka të akredituar si nivelin Bachelor dhe atë Master të fakultetit Media dhe Komunikim, ku aftëson dhe specializon studentët në këtë drejtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.