United Hospital

Studentja Arta Rrustemi implementon biznes-planin “Ngritja e pemishtes së re me mollë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka filluar të implementohet biznes-plani “Ngritja e pemishtes së re me mollë”, projekt ky i cili është punuar nga studentja e UBT-së në vitin e tretë në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Arta Rrustemi. Ky projekt përmban të gjitha planet operacionale për hapjen e një biznesi të ri dhe fillimisht si plan është prezantuar në kuadër të lëndës Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia.

Grandin e projektit, studentja e UBT-së Arta Rrustemi e ka fituar nga Ministria e Bujqësisë në Kosovë dhe bëhet fjalë për riparim të pemishtes dy hektarë, si dhe krijimin e një pemishteje të re prej katër hektarësh.

Sipas saj, projekti do të zhvillohet në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës dhe ka për synim rritjen dhe shitjen e produktit vendor.

Mobi Casa

“Me mjetet si sistemin solar edhe mjetet të caktuara të ujitjes, do të punojmë sipas “Lean Management”, që e parasheh kursimin e ujit dhe kostove pa ulur cilësinë e produktit”, tha Rrustemi, e cila shtoi se falë mundësive të ofruara nga UBT dhe Ministria e Bujqësisë zbatimi i planit po ecë mirë.

Për zbatimin e këtij projekti, vëmendje të veçantë i kanë kushtuar edhe mediat zvicerane që cilat kanë konsideruar që në Kosovë po hapen biznese të reja nga studentë suksesshëm. Madje sipas gazetës “20 minutes”, këto biznes-plane janë të modelit zviceran.

Ndërkohë studentja, Arta Rrustemi është fituese edhe e bursës “Erasmus Mundus”, përmes së cilës ka vijuar studimet për dy semestra në Berlin të Gjermanisë.
UBT është përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standarde ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.