Hidromorava

Studentja, Albionë Leci ka realizuar një sistem elektronik që monitoron autoparkingjet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shpesh jemi gjendur në situata kur kemi hyr në parkingje të caktuara pa e ditur nëse parkingu ka apo nuk ka vende të lira. Pikërisht ky problem, ka shtyrë studenten e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Albionë Leci që të realizojë një projekt të sistemit elektronik që monitoron autoparkingjet.

Projektin në fjalë Albiona e ka realizuar në lëndën inxhinieri softuerike të cilën e ligjëron Ragmi Mustafa. Kjo formë automatike e funksionimit të një parkingu digjital jo që rregullon trafikun rrugor në të por edhe kënaq ngasësit e automjeteve me informacion të dhënë në një display apo monitor. Informacioni i referohet vendeve të lira në autoparking dhe vë në dijeni ngasësin e automjetit në lidhje me atë se mund apo nuk mund të parkoj automjetin e tij.

Nga ana tjetër sistemi sofistikohet edhe më shumë kur në hyrje të smart parkingut vendoset tasti për kërkim të hapjes së laurës e cila mund edhe të mos hapet nëse nuk ka vende të lira për parkim. E gjithë kjo, kontrollohet nëpërmjet një softueri të shkruar në gjuhën programuesi C++, natyrisht brenda rrethinës programuese të Arduino UNO.

Eco Higjiena

Prandaj, pajisjet elektronike-harduerike që përdoren në këtë punim diplome, dirigjohet nga softueri përkatës i vendosur në memorien e mikrokontrolerit në sistemin Smart Parking.

Pajisjet elektronike-harduerike janë: Arduino Uno Board(ATMEGA 328P), SG90 Servo Motor, një LCD ekran (16X2) piksela shtë Led diodash, dy PUSH BUTTON-a, tela përçues, 4 rezistor dhe 2 LED dioda, (LED i gjelbërt që sinjalizon që laura është e hapur dhe LED e kuqe kur laura është e mbyllur).

Për gjithë këtë projekt studentja Albionë Leci falënderon profesorin Ragmi Mustafa, i cili vazhdimisht e ka përcjellë dhe monitoruar në vazhdimësi punimin e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.