Eko Higjiena

Studenti kosovar, Emin Emini ndërton dhe programon pasqyrën e mençur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pasqyrat tradicionale kanë qenë gjithmonë tejet të nevojshme dhe të përdorshme kudo, por në kohën e evoluimit të teknologjisë, inovatorët e rinj kanë gjetur mënyra për t’i bërë pasqyrat më të dobishme, duke e shumëfishuar funksionin e tyre.

Pothuajse tre muaj më parë, studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Emin Emini ka filluar ndërtimin dhe programimin e pasqyrës së mençur multifunksionale me ekran me touchscreen.

Mobi Casa

Përveç se një pasqyrë normale, kjo tregon informacione të thjeshta, si kohën, datën e motin, si dhe ofron funksione më të komplikuara si mundësi për të parë, filma, video dhe lajme.
“Pasqyra në fjalë është një pajisje e cila do të ndryshojë rrënjësisht dhe do të lehtësoj jetën tonë e mënyrën e qasjes në informata. Pasqyra do të jetë me touchscreen, që do të thotë ne mund të qasemi në sistem dhe të shikojmë orën, motin, lajmet e fundit si dhe të gjitha informatat që një kompjuter mund të na ofrojë. Po ashtu, mund të shikojmë filma, të kemi qasje edhe në rrjete sociale”, potencoi Emini.

Ky projekt do të jetë një inovacion në vete, e natyrisht, nuk është projekti i parë inovativ që Emini e ka sjellë në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.