UBT

Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Urim Haxhiu ka krijuar një aplikacion të quajtur “Autobusët Kosovë”, që do të shërbejë për informimin e qytetarëve për kohën e udhëtimit të linjave të autobusëve në gjithë Kosovën.

Momentalisht, aplikacioni ndodhet në Google Play Store dhe është funksional për tërë territorin e Kosovës, ndërkaq ideja për krijimin e tij ka ardhur duke e parë nevojën e madhe të qytetarëve për t’u informuar saktë dhe në kohë mbi të gjitha linjat e autobusëve.
“Ideja për këtë aplikacion lindi për shkak të kërkesave të mëdha sepse qytetaret shpesh nuk janë të informuar rreth orareve të udhëtimeve. Për krijimin e këtij aplikacioni kam pasur mbështetje edhe nga profesorët e UBT-së”, tregoi Urimi.

Ai shpreson se në të ardhmen të ketë bashkëpunim me të gjitha kompanitë e linjave të autobusëve, në mënyrë që udhëtarët e tyre të jenë më të informuar për kohen e udhëtimeve.

HW

Ky aplikacion është një ndër të shumtit që Urimi ka zhvilluar përgjatë tri viteve të studimit në UBT, mirëpo ky aplikacion është njeri ndër më të suksesshmit deri tani dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë përdoruesit.

Linku për shkarkimin e aplikacionit “Autobusët Kosovë”:
https://play.google.com/store/apps/details?id=haxcorporation.autobusatkosove

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.