UBT

Studenti i UBT-së, Ramiz Ismajli i punësuar në kompaninë “Mabetex”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ramiz Ismajli është student i UBT-së, i cili po vijon suksesshëm studimet e nivelit master në Fakultetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, program të cilin UBT e ofron në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës, në Poloni.

Studenti Ismajli është i punësuar në kompaninë ndërkombëtare “Mabetex”, ku ka pozitën e zyrtarit të prokurimit. Njëherësh, ai falë njohurive dhe eksperiencave akademike të fituara gjatë studimeve është kandidat për asamblist në Kuvendin e Komunës së Gjilanit.

“Në kohën kur isha në dilemë se ku do të studioja, unë vendosa të vij në UBT, si dhe kam zgjedhur programin e Varshavës, sepse në kuadër të këtij fakulteti i gjithë stafi akademik janë shumë të përgatitur profesionalisht”, ka thënë Ismajli.

Uji Dea

Tutje, Ismajli theksoi se do të punojë gjithmonë në ngitje profesionale, me ç’rast në këtë aspekt, ai vlerëson se UBT ka strategji të cilat kombinohen me standarde ndërkombëtare.

Programi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT ofrohet për të gjithë studentët nga Kosova dhe më gjerë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Varshavës, duke qenë pjesë e UBT-së, të cilët do të përfitojnë diplomë të dyfishtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.