HW

Studenti i UBT-së, merr diplomë nga Universiteti i Danubit në Austri

/ 2 minuta lexim
HW

UBT në bashkëpunim me shumë universitete evropiane dhe botërore ofron programe te ndërkombëtarizuara, ku studentët nga Kosova dhe më gjerë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucione jashtë vendit, mund ta bëjnë duke qenë pjesë e UBT-së, të cilët edhe përfitojnë diplomë ndërkombëtare.

Përfitues i kësaj mundësie është studenti i UBT-së, Driton Bejtullahu, i cili u regjistrua në nivelin master të programit ndërkombëtar Menaxhim Strategjik – Menaxhim i Ndryshimeve që në UBT ofrohet nga Universiteti i Danubit në Krems të Austrisë.

Mobi Casa

Studenti Bejtullahu me këtë rast ka thënë se është një mundësi e mirë, pasi sipas tij, në kuadër të programeve ndërkombëtare, studentët përfitojnë eksperienca nga profesorë ndërkombëtarë dhe kjo u ndihmon në rritjen e kapaciteteve profesionale.
“Ndjekja e lëndëve në Kosovë, saktësisht në UBT, me profesorë nga Universiteti i Danubit, na ka kursyer kohë dhe na ka kursyer nga udhëtimi në Krems të Austrisë, sepse atje vetëm pjesën e specializimit e kam përfunduar në kampusin e universitetit”, tregoi ai.

Sipas tij, falë UBT-së që ka bashkëpunim më Universitetin e Danubit, në Austri, ai është specializuar në programin me të cilin ka dashur ta ndërtojë karrierën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.