Eko Higjiena

Studenti i UBT-së, Liridon Llozani punësohet në Radio Televizionin Dukagjini

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Liridon Llozani është student i vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim. Njohuritë e fituara përgjatë studimeve dhe puna e tij intensive, atij i janë shpërblyer me punësim në “Radio Televizionin Dukagjini”, pas më shumë se dy muajve të kaluar si praktikant.

Ai aktualisht është i punësuar si gazetar në deskun informativ, me ç’rast po i mbulon ngjarjet politike, me fokus politikën e brendshme.

Liridoni theksoi se shndërrimi i pasionit në profesion është gjëja më e mirë që mund të ndodh në rrugëtimin tuaj drejt një karrierë të suksesshme.

UBT

“Studimet në Kolegjin UBT padyshim kanë ndikuar që pasionin për gazetarinë ta kthej në profesion. Programi Media dhe Komunikim është i përgjithësuar, por që për 3 vjet studime bachelor ju tashmë jeni të gatshëm të njihni secilën fazë, mënyrë e formë të prodhimit të lajmit. Prandaj profilizimi bëhet shumë më i lehtë”, vlerësoi ai.

Programi Media dhe Komunikim në nivelin bachelor në UBT, synon të japë informacione të gjera mbi parimet dhe standardet akademike e praktike, duke u ndihmuar studentëve të fokusohen në qëllimet akademike, të sistemohen në tregun e punës si dhe të vlerësojnë eksperiencat e zhvilluara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.