Hidromorava

Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim, Arbon Flugaj, punësohet në Artmotion si komentator i sportit!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Arbon Flugaj, është punësuar në Artomotion në cilësinë e gazetarit dhe komentatorit të sportit.

Ai deri më tani ka komentuar 87 ndeshje shumë të rëndësishme dhe finale nga futbolli, basketbolli si dhe tenisi.

“UBT përgjatë tre vite studime, me kombinimin e pjesës teorike dhe praktike, më ka përgaditur fuqishëm për tregun e punës”, potencoi Arboni.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, ai theksoi se përgjatë studimeve ka arritur të formohet si një gazetar dhe ta krijojë stilin e tij, duke i marrë parasysh përvojat dhe njohuritë e frytshme që i ka fituar nga stafi profesional.

Si 90% e studentëve të tjerë të Fakultetit Media dhe Komunikim ashtu edhe Arboni ka depërtuar me plot suksese në tregun e punës, i cili tani po përgatitet për të dhënë informacione dhe t’i komentojë ngjarjet e drejtpërdrejta nga Champions League, Europa League, Conference League, La Liga dhe Ligue 1.
Arbonit i urojmë shumë suksese!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.