Eko Higjiena

Studentët vitias njihen me kriteret e marrjes së bursës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Pas aprovimit që e ka marrë në Kuvendin Komunal të Vitisë propozim rregullorja për ndarjen e bursave të studentëve e Vitias ajo ka dal sot në diskutim publik ku të pranishëm ishin studentë vitias, këshilltarë nga Kuvendit Komunal si dhe qytetar të cilët patën mundësinë që të njihen për së afërmi me këtë propozim rregullore.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira duke folur para të pranishmeve tha se ky takim po mbahet pasi që Kuvendi Komunal ka vendosur me shumicë votash që të mbahet diskutimi publik me grupet e interesit duke kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Ndërkaq Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se për herë të parë ndarja e bursave në komunën e Vitisë do të bëhet përmes kësaj rregulloreje ku janë të përcaktuara kriteret bazë për të përfituar këtë bursë.

Kurse Drejtori për Arsim, Qahil Sinani tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të interesuara që sadopak të mbështesin në këtë formë studentët e kësaj komune duke nënvizuar se ata janë të interesuar që të shpërndahen në mënyrë të drejtë bursat për të gjitha kategoritë e studentëve dhe shoqërisë.

ARKATANA

Në këtë takim të pranishmit janë njohur rreth kritereve për përcaktimin se kush mund të jetë përfitues të kësaj burse, pikëve të cilat i marrin në bazë të kritereve etj.

Gjatë këtij takimi ata janë njohur për së afërmi me këtë rregullore, por edhe parashtruan propozimet e tyre e ndër to ishte rritja e notës mesatare, përcaktimi se cilat drejtime janë deficitare etj.

Përndryshe Komuna e Vitisë, ditë me parë e ka bërë publike propozim rregulloren në fjalë si dhe ju ka mundësuar qytetarëve të interesuar që të marrin nga një kopje të kësaj rregullore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.