Studentët s’paguajnë semestrin
Vendimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që studentët të lirohen nga pagesa e semestrave për 50 për qind ka lënë pa paguar semestrin veror të rreth 30 për qind të studentëve, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, pa ju bërë e qartë se premtimi për tarifat e reja do të fillojnë të zbatohen prej vitit akademik 2014/2015.
Studentët i janë gëzuar këtij vendimi, duke besuar se do të nisë së zbatuari menjëherë, ndonëse në vendim theksohet se data e hyrjes në fuqi është 1 maji. Sipas burimeve të gazetës brenda UP-së, llogaritet se janë rreth 30 për qind e studentëve që nuk kanë paguar semestrin, pas vendimit të nxjerrë nga kryeministri.
Ndërsa, nga ana e tij, Rektorati i UP-së nuk ka mohuar se ka ende studentë, që po regjistrojnë semestrat apo ende nuk kanë regjistruar, pavarësisht se afati i fundit për regjistrim të semestrit ka qenë 18 Prill 2014.
Mirëpo, përfaqësues të organizatave studentore arsyetojnë studentët dhe e quajnë të natyrshme, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të tyre (të studentëve), presin që të kenë lehtësime edhe për këtë semestër./zeri/


