UBT

Studentët shqiptarë të Aachen-it prezantojnë “Kosovën e tyre”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ideja për këtë mbrëmje lindi pas përvojës së mirë që patën studentët e rinj shqiptarë me prezantimin e Shqipërisë të cilin e shoqata organizoi vitin e kaluar

Salla e Humboldt-Haus në Aachen, të martën e kaluar frymonte shqip. Studentët shqiptarë të Universitetit të Aachenit, të mbledhur në organizatën e tyre AlbAix, ju prezantuan kolegëve të tyre por edhe qytetarëve tjerë të Aachenit shtetin e Kosovës. Ideja për këtë mbrëmje lindi pas përvojës së mirë që patën studentët e rinj shqiptarë me prezantimin e Shqipërisë të cilin e shoqata organizoi vitin e kaluar.

Reagimet pozitive të pjesëmarrësve në këtë mbrëmje, e motivuan AlbaAix-in të organizojë edhe „Mbrëmjen e shtetit të Kosovës“. Mbrëmja filloi me shfaqjen e një filmi të përgaditur nga vetë studentët, për historinë, kulturën, traditën, si dhe pasuritë dhe bukuritë natyrore të Kosovës.

Mobi Casa

Studentët Albulena Havolli, Egzona Olluri, Aliber Farizi dhe Emir Rexhi vazhduan me prezantimin interesant dhe së bashku me studentët tjerë, gjatë gjithë mbrëmjes ju përgjigjën edhe shumë pyetjeve të mysafirëve të cilët interesoheshin edhe për gjendjen aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë. Edhe refugjatët ishin temë e diskutimit në këtë takim në te cilin ishte i pranishëm edhe një ekip i RTK-së.

Edhe pjesa muzikore e mbrëmjes ishte mjaft e pasur. Urim Hyseni edhe Arif Lahu me tupan dhe def e më vonë Shqiprim Thaqi, Bedri Kryeziu dhe Pleurat Mulaku me qifteli, sollën edhe tingujt muzikorë të Kosovës në qytetin në kufirin gjermano-belg.

Duart e vyeshme të këtyre studentëve ishin kujdesur edhe për tryezën me ushqime tradicionale që u mirëprit nga të pranishmit që ishin pjesëtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Shumë prej tyre kishin pak njohuri për Kosovën por edhe për personalitetet e rëndësishmëm të kombit shqptar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.