Hidromorava

Studentët pastrojnë liqenin e Përlepnicës, aksionit i bashkohet edhe Rexhep Kadriu

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një grup i studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit të përkrahur edhe nga banorët dhe Rexhep Kadriu kanë marrë pjesë në pastrimin e liqenit të Pëlepnicës këtë të dielë. Mehmet Zylfiu dhe Gentian Nevzati kanë thënë se ky aksion është bërë për shkak se nga kjo pendë furnizohet i tërë qyteti i Gjilanit.Aksionin e ka përkrahur edhe Rexhep Kadriu.

Këtë organizim e ka përkrahur Komuna e Gjilanit duke ofruar si ndihmesë një kamion përmes “Eco-higjienës” si dhe elemente të tjera. Aksionit të qytetarëve i është bashkangjitur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu tha se duke e ditur që i gjithë qyteti furnizohet me ujë të pijshëm nga Penda e Përlepnicës, iu ka bashkangjitur këtij aksioni duke i dhënë përkrahje për të krijuar një ambient të pastër për të gjithë.

“Nuk thuhet rastësisht që “Pastërtia është gjysma e shëndetit”. I përgëzoj studentët për këtë aksion shumë të mirë për ta pastruar Pendën e Përlepnicës, pasi pjesa dërrmuese e Gjilani furnizohet me ujë nga kjo Pendë. Si Komunë iu kemi dalë në ndihmë dhe e kemi përkrahur këtë aksion të studentëve. Ne duhet të mundohemi që ta ruajmë pastërtinë dhe për të pasur një ambient të pastër, iniciativat e këtilla janë shumë të nevojshme”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit Publik të Gjilanit ka thënë se pastërtia është gjysma e shëndetit, andaj ne duhet të mundohemi që ta ruajmë pastërtinë, por për ta ruajtur atë së pari duhet të jetë pastër, andaj për të pasur një ambient të pastër, iniciativat e këtilla janë shumë të nevojshme. “Përmes këtij aktiviteti, ne dëshirojmë jo vetëm të krijojmë një ambient të pastër, por edhe të përçojmë një mesazh shumë domethënës tek të gjithë”, ka shtuar Zylfiu.

ARKATANA

“Duke ditur që ne jemi popull që e duam pastërtinë, kemi marrë këtë iniciativë për pastrimin e pendës së Përlepnicës, sepse i gjithë qyteti i Gjilanit furnizohet me ujë të pijshëm nga kjo pendë”, ka thënë ai.

Transportin e studentëve e ka mundësuar rektorati i Universitetit Publik të Gjilanit.

Gentian Nevzati student nga ky universitet dhe gjithashtu banor i Përlepnicës tha se iniciativa e parlamentit studentor përveç pastrimit të liqenit, jep edhe një mesazh se duhet ta ruajmë mjedisin dhe vizitorët që frekuentojnë këtë vend duhet të kenë më shumë kujdes dhe mos të hedhin mbeturina.

Kësaj iniciative studentore iu bashku edhe nënkryetari i Gjilanit Rexhep Kadriu dhe disa qytetarë të Përlepnicës të cilët falënderuan studentët për këtë pjesëmarrje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.