ARKATANA

Studentët nga Universiteti i Gjilanit, vizituan Prokurorinë Themelore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, një grup studentësh nga Fakulteti Juridik “Kadri Zeka”, kanë realizuar një vizitë studimore, të cilët kishin për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë institucion.

Qëllim kryesor i kësaj vizite, ishte edukimi dhe marrja e njohurive praktike dhe të drejtpërdrejta nga kjo prokurori, ku me këtë rast, studentëve mirëseardhjen ua shprehu Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, si dhe prokurori i shtetit, Agron Uka, i cili edhe ligjëroi para tyre.

Kryeprokurori, fillimisht e vlerësoi vizitën e tyre dhe të njëjtit i njoftoi mbi rolin, organizimin, funksionimin dhe kompetencat e kësaj prokurorie.

HW

Ndërkaq, prokurori Agron Uka, i njoftoi të pranishmit me procedurat sa i përket strategjisë së trajtimit të lëndëve, që nga pranimi i kallëzimeve penale, faza e hetimeve, e deri tek ngritja e aktakuzave, pushimi i hetimeve apo hudhja e kallëzimeve penale, si dhe përfaqësimi i rasteve penale në gjykata.

Takimi vijoi si bashkëbisedim i lirë, me ç’rast kryeprokurori dhe prokurori i shtetit iu përgjigjën interesit të studentëve, të cilët u fokusuan mbi aspekte të ndryshme, si marrëdhëniet e prokurorisë me gjykatat dhe institucionet e tjera të drejtësisë, organizatat ndërkombëtare, ligjet që e rregullojnë sistemin prokurorial, mënyrën e kryerjes së rasteve, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e këtij institucioni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.