RCCOLA

Studentët nga Bujanoci dhe Presheva në Beograd

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc- Dje, sot dhe nesër do të qëndrojnë në Beograd një grup prej 20 studentëve nga Bujanoci dhe Presheva, pjesëmarrës në projektin “Iniciativa advokuese të shoqërisë civile”, të cilën e realizon OJQ Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Beogradi.

Kjo vizitë në Beograd ka si qëllim që studentët nga Lugina të shohin dhe mësojnë se si punohet në organizatat shoqërore civile, institucionet shtetërore, qendrat kulturore dhe mediat, në mënyrë që këtë përvojë ta implementojnë në rrethinë e tyre.

Studentët, dje vizituan Fondin për të Drejtat Humanitare dhe Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa sot do të priten në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe në Trupin Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Mobi Casa

Përveç njoftimit me punën e këtyre organeve shtetërore, të rinjt vizitën do ta shfrytëzojnë për të aktualizuar problemet e mëdha, siç është mungesa e librave në gjuhën shqipe në Luginë.

Nesër, gjatë ditës së fundit të qëndrimit të Beograd, studentët do të flasin me gazetarët dhe redaktorët e RTV B92 dhe të punësuarit në Qendrën Kulturore “Grad”, ndërsa më pas do të jenë mysafirë të Institutit për Komunitete të Qëndrueshme (ISC) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

Projektin “Iniciativa advokuese të shoqërisë civile”, financiarisht e ka mbështetur agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), projekti është menaxhuar nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, kurse realizon Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut./Titulli.com/