United Hospital

Studentët mendojnë se duhet ndryshuar mënyra e vlerësimit në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Unioni Studentëve Gjilan ka implementuar projektin “A i testojmë vlerësimet?!, ku qëllimi kryesore ishte të bëhet një analizë e procesit të vlerësimit në Universitetin “Kadri Zeka. Përmes këtij projekti është synuar të ngritet vetëdija kritike e studentëve dhe ndërgjegjësimin e personelit akademik rreth vlerësimit i cili është një prej elementeve thelbësor që domosdo ndikon direkt në integritetin akademik të studentëve, profesorëve por edhe vetë Institucionit.

Ky projekt është implementuar përmes disa aktivitete të ndryshme ku janë realizuar 3 tryeza debatuese, përpilimi i pyetësorëve, krijimin i një videoanimacioni dhe shpërndarja e broshurave dhe rezultateve te vlerësimit.
Kanë qenë të anketuar 300 studentë.

Vlen të ceket që gjatë rezultateve të pyetësorit studentët janë përgjigjur që pjesa më e madhe e tyre nuk e vlerësojnë shumë mënyrën e vlerësimit dhe janë të mendimit që duhet ndryshuar

Ata janë të mendimit që profesorët në universitet nuk vlerësojnë drejtë dhe arsyeshëm.

Pjesa më e madhe mendojnë që profesorëve u mungon motivimi i studentëve

ARKATANA

Disa nga rekomandimet që kanë dal nga ky projekt janë ;
• Studentët duhet nxitur jetën studentore me tema të karakterit akademik, cka nxitë në zhvillim të mendimit kritik

• Të bëhen kriteret e qarta të vlerësimit për procesin e vlerësimit dhe të respektohen ato

• Profesorët duhet të synojnë nxitjen e mendimit kritik dhe pranimin e mendimit ndryshe.

Sinqerisht
Unioni Studentëve Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.