Fundamenti

Studentët i bëjnë pritje madhështore Qemajl Mustafës

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ftohet papritur kryetari Qemajl Mustafa në sallën e teatrit në Gjilan nga studentët e Universitetit Publik të Gjilanit, për t’i dhënë mbështetje në garën e tre nëntorit dhe për ta falënderuar për punën e mirë të bërë së bashku për 6 vjet me radhë me studentët e Gjilanit.

Me këtë rast Ardit Ajvazi, njëri nga organizatorët e tubimit mbështetës për kryetarin Mustafa, ka thënë se sot janë mbledhur të gjithë studentët për t’u mbështetur në këtë takim juve kryetar i nderuar zoti Mustafa, sepse ju na keni mbështetur përherë në çdo nismë që ne e kishim, ndaj ne jemi këtu për t’u mbështetur më tre nëntor juve dhe PDK-në. Ju bashkë me kryeministrin ishit ata që nga një shkollë e lartë e shndërruar Gjilanin në një qytet Universitar dhe mbështetja jonë për ju nuk do të mungoj më tre nëntor u tha ndër të tjerash.

Ndërsa kryetari Mustafa tha me këtë rast se PDK-ja do të fitoj porse kjo mbledhje e juaja këtu në sallën e teatrit dëshmon se ne do të fitojmë “rrast”, ndaj oponentëve tanë. Ai ka thënë se ju studentët ishit ata që na keni mbështetur gjithnjë edhe para fushatës elektorale, por e rëndësishme është se ju jeni ata që e bëni zhvillimin.

Jemi në liri, falë një grupi që ishin nismëtar sikurse ju, ndërsa tani edhe ju jeni në luftë, por tash është lufta për dije, ku ju duhet të studioni dhe përgatiteni për tu sfiduar me gjeneratat me shtete të zhvilluara. Ne besojmë fuqishëm se ju do të jeni gjenerata e zhvillimit të Gjilanit dhe Kosovës. Ka kombe gjithandej të zhvilluara dhe me kapital shumë të lart, por ne kemi rininë më të madhe që me mesataren e regjistrimit të fundit mesatarja e Kosovës është 29 vjeçare.

RCCOLA

Ju e dini më së miri se si kryetar përherë kam qëndruar me ju dhe në mbështetje të kërkesave tuaja. Ne asnjë ditë nuk e heqim nga mendja rininë dhe juve të nderuar student. Ju jeni një rini avangardiste e së ardhmes, që do të zhvilloni shoqërinë tonë.

Ndërsa Ministri Buja ka thënë se kur PDK ka ardhur në krye të qeverisjes, mbi 60 shkolla në tërë Kosovën ishin duke zhvilluar mësimin nëpër kontejner, ndërsa sot kemi shkolla moderne gjithandej, dhe nuk e kemi asnjë shkollë që është në kushtet çfarë ishin shkollat tona në fund të vitit 2007 me shumë probleme infrastrukturore. Ne do të vazhdojmë përpara duke investuar edhe më shumë në arsim, shëndetësi, kulturë, bujqësi, zhvillim ekonomik, sepse e kemi marr rrugën e Gjilanit Evropian dhe kështu do të vazhdojmë me dinjitet.

Ai ka thënë se ne kemi bërë një shërbim për ju duke e bërë universitetin, ndërsa ju paskëshi vendosur me të drejt mbështetjen tonë. Mbështetjen e kryetarit Mustafa. Ndryshe Buja ka thënë kryetarit Mustafa se mbështetja kur vjen nga rinia është mbështetja me energjike. Ndërsa në një krahasim ai ka thënë se Pasoku grek kishte realizuar 60% të premtimeve dhe e quante veten të suksesshëm, ndërsa ne në shumicën e Komunave të Kosovës i kemi plotësuar 100 % të premtimeve dhe vërtet ndjehemi krenar, kurse tani e tutje premtimet tona do të realizohen shumë më lehtë sepse një numër shumë të madh të punëve i kemi realizuar dhe na mbetet edhe pak punë për ta ndryshuar Kosovën dhe komunat tona që t`i bëjmë ashtu siç janë Komunat e Bashkimit Evropian.

Ju zgjidhni numrin e çlirimit të Kosovës vitin 1999, atëherë kur ne kemi fituar dhe siç po shihet kemi zgjedhur përsëri numrin e fitores numrin 99, që do të na sjell fitoren e madhe më tre nëntor 2013 në orët e vona. Jepjani besimin kryetarit Mustafa dhe lëreni t’i bëjë punët e tij në qeverisjen e Gjilanit Evropian. Vazhdojmë me Qemajl Mustafën për Gjilanin Evropian, ishin fjalët e Ministrit Buja./rajonipress/