Eko Higjiena

Studentët gjilanas përfundojnë vizitën e tyre në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdimin e aktiviteteve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) është organizuar dhe një vizitë me studentë në Shqipëri e cila është realizuar me participimin e studentëve dhe me ndihmën e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këtë organizim përveç vizitave të qyteteve Durrës dhe Tiranë po ashtu janë mbajtur edhe debate të ndryshme mbi aktivizimin e të rinjve në aktivitetet rinore , mbi rregulloren e vullnetarizmit e cila është aprovuar së fundi dhe mbi trajnimet profesionale të cilat do fillojnë nga java e ardhshme.

Në këto debate është vërejtur interesimi shumë i madh i studentëve mbi trajnimet e ndryshme që do mbahen si : Menaxhimi Projekteve, Plani i Biznesit, Përgatitja profesionale e CV-ve, Ndërmarrësia etj .. për të cilat u tha se janë shumë të nevojshme për aftësimin e tyre sa me te lartë.

Mobi Casa

Nënkryetari i KVRL, Fatlum Zeneli njëherit edhe njëri nga organizatoret u shpreh shumë i kënaqur nga bashkëpunimi me studentët dhe nga dëshira e tyre për angazhim në aktivitetet tjera qe do mbahen në të ardhmen. Gjithashtu ai tha se në të ardhmen e afërt do hapen përsëri grante të ndryshme për ndërmarrësit e rinj dhe inkurajoi studentët të cilët kanë ide inovative për biznes që të aplikojnë për këto grante.

Për fund Këshilli Veprimit Rinor Lokal në Gjilan falënderon të gjithë studentët për aktivizimin e tyre dhe fton ata dhe gjithë të rinjtë e qytetit te jenë pjesë e aktiviteteve te radhës./rajonipress/