FITORJA

Studentët gjilanas dhe policia njihen me punën e njëri tjetrit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjilanit vizitoi sot Policin e Kosovës ku u njoh nga afër me punën dhe kapacitetet e këtij Institucioni respektivisht stacionit policor në Gjilan. Mehmet Zylfiu nga Parlament Studentor e ka vlerësuar të suksesshme vizitën, derisa Remzi Azemi komandant i stacionit policor në Gjilan është ndarë i kënaqur me interesimin e studentëve dhe mundësinë e bashkëpunimit mes tyre.

Në fillim Studentët u pritën shumë mirë nga Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan zoti Remzi Azemi i cili bëri një përshkrim të përgjithshëm mbi Policinë dhe iu përgjigj pyetjeve të ndryshme nga Studentët.

Vizitën e udhëhoqi Togeri Feriz Abazi i cili i njoftoi Studentët me punën, përgjegjësitë dhe objektivat që ka aktualisht Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor në Gjilan.

Fundamenti

Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu falënderoi Policinë e cila pa hezitim pranoi kërkesën e studentëve për vizitë si dhe për informimin e drejtë në lidhje me punën e këtij Institucioni.

Abazi dhe Zylfiu thanë që kjo vizitë ka hapur rrugë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen ku fokus të veçantë do t’i jepet vetëdijesimit të rinisë ku me këtë rast Kryetari Zylfiu ftoi Policinë për një ligjëratë interaktive me karakter informues me Studentët në Universitetin “Kadri Zeka”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.