FIDANISHTJA

Studentët gjilanas bëjnë homazhe tek varri i heroit Kadri Zeka

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe studentore në vend, në 33 vjetorin e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla ka bëre homazhe te varri i heroit të pavdekësisë Kadri Zeka.

Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit “Kadri Zeka”, Këshillat Studentore të UKZ-së nga Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Shkencat Kompjuterike si dhe Këshillat Studentore të UP-së dega në Gjilan janë përkulur para varrit të Kadri Zekës për të kujtuar veprën dhe heroizmin e tij dhe shokëve, Jusufit e Bardhoshit.

Eco Higjiena

Betim Sherifi sekretar i përgjithshëm i USPE-së, tha se 17 janari i vitit 1982 shënoi rënien e Kadriut me shokë pas një atentati nga shërbimi sekret serbo-jugosllav. “Nëse një popull i cili nuk e njeh dhe vlerëson historinë e vet, është i gjykuar të vdesë, andaj të gjithë duhet të bëjmë përpjekje për të mos e harruar historinë as ata të cilët e bënë këtë histori tonën dhe të cilët me sakrificën e tyre na mundësuan këtë që sot po e gëzojmë. Lufta e Kadriut me shokë nuk shkoi kot. Amaneti i tyre më në fund u realizua, me angazhimin e rinisë të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… Sot ne po gëzojmë frytet e Kadriut me shokë, Jusufit me shokë…, Rexhepit me shokë, Abdullahut me shokë…tha Sherifi. USPE asnjëherë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet në organizimin e aktiviteteve për shënimin e datave të rëndësishme që janë simbol i çlirimit dhe pavarësimit të vendit andaj obligimi dhe borxhi ynë karshi tyre nuk është vetëm të organizojmë tubime përkujtimore, orë letrare e akademi shkencore, por të vazhdojmë fuqishëm në rrugën të cilën ata e trasuan. Të mësojmë dhe punojmë që ata të mos na mallkojnë” ka thënë Sherifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: