FIDANISHTJA

Studentët e Universitetit ZUG mirëpriten nga studentët e UKZ-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rreth 15 studentë të Universitetit të ZUG në Zvicër kanë arritur mbrëmë në Gjilan, ku janë pritur nga profesori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Dukagjin Leka, zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha dhe studentët mikpritës të UKZ-së, tek të cilët do të qëndrojnë studentët zviceran.

Kjo vizitë është si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Universitetin ZUG, në këmbim të mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve.

Ndërkaq ditëve në vijim, në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit ZUG të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, gjatë qëndrimit pesëditor, do të kenë aktivitete të përbashkëta, do të kenë takime me menaxhmentin e UKZ-së, do të vizitojnë Komunën disa shkolla fillore dhe institucione parashkollore në Gjilan, si dhe do të kenë takime të ndryshme.

Fundamenti

Po ashtu në kuadër të kësaj vizite janë paraparë të mbahen edhe dy punëtori:
Punëtoria me temë “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”
Punëtoria për “Përdorimin dhe integrimin e mediave digjitale”

Në ndërkohë studentët zviceran kanë shpreh dëshirë që të qëndrojnë nëpër familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare, për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.