UBT

Studentët e Universitetit të Gjilanit i japin mbështetje maksimale Lutfi Hazirit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Studentët e Universitetit Publik të Gjilanit i kanë dhënë sot përkrahje maksimale kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune, Lutfi Hazirit, gjatë debatit të mbajtur në “Luxor”.

Në debatin me temën “Roli i studentëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit”, u shtruan shumë shqetësime nga ana e studentëve, duke filluar nga neglizhimi total i tyre nga ana e pushtetit në largim, politizimi i tyre, mos dhënia e bursave etj.

Kandidati i LDK-së premtoi se rinia, e veçanërisht studentët, do të kenë një tretman shumë dinjitoz, pasi që ta marrë pozitën e kryetarit më 4 nëntor. “Në Gjilan rinia, nxënësit, studentët janë anashkaluar krejtësisht, por me qeverisjen tonë do t’i prekni me dorë ndryshimet. Programin tonë për rininë e kemi më të mirin. Ne do ta ndajmë sektorin e sportit prej kulturës. Do të krijojmë një staf me 3 nivele të rinisë: sektori që merret me edukim, shkollim, studime bazike dhe studime pas universitare; grupi i dytë që do të merret me çështje shkencore dhe grupi i tretë do të merret me çështje të Kuvendit Komunal”, u ka thënë Haziri studentëve që e kishin mbushur sallën.

Fidanishtja

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit ka folur edhe për bursat që do t’i ndajë për studentët e dalluar, duke thënë se vetë studentët do ta bëjnë përzgjedhjen e bursistëve, pa ndërhyrje nga jashtë. “Ne nuk ju japim bursa që i ngjajnë një paketë sociale, por do të keni bursa dinjitoze. Bursa për një student do të jetë më së paku sa një rrogë mesatare në Kosovë”, ka shtuar njeriu që do të ta ndryshojë Gjilanit.

“Gjilanin do ta bëjmë qytet të rinisë, qytet të mundësive. Grupmosha e studentëve të diplomuar ka nevojë për përkrahje dhe ne do ta bëjmë këtë pa rezerva për t’i sistemuar në profilet e tyre. Për këtë duhet të duroni deri më 3 nëntor sepse e di që do ta ndëshkoni këtë qeverisje aziatike, e cila do të dalë kokë ulur nga Kuvendi”, ka theksuar Haziri.

Studentët janë entuziazmuar nga vizioni i kryetarit Haziri për ta e për rininë në përgjithësi, duke u shprehur se ”ju garantojmë zotëri kryetar se partia në pushtet nuk ka me fitu ma. Prej neve e keni të sigurt fitoren sepse e meritoni. Jeni shembull se si qeveriset në Gjilan”./rajonipress/