Eko Higjiena

Studentët e Universitetit të Gjilanit dhe rektori takohen me Ilir Metën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, bashkë me studentë, nën udhëheqjen e Kryetarit të Parlamentit Studentor Adrian Bajrami, kanë qëndruar në një vizitë në Shqipëri.

Ata kanë qëndruar në Presidencë ku janë pritur në një takim nga President i Shqipërisë Ilir Meta.

Presidenti Meta ka mirëpritur takimin me studentët dhe Rektorin e UKZ-së, derisa ka thënë se takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese.

Uji Dea

Ai është shprehur shumë i lumtur të bashkëbisedoj me studentët.
“Ndihem shumë i lumtur të bashkëbisedojë me studentët ekselentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka”.

Të gjithë së bashku ndamë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.
Paraprakisht studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë vizituar edhe Parlamentin e Shqipërisë, ku janë njoftuar më afër rreth punës së atje.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të veprimtarive që organizohen për nderë të festimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, dhe ditës së Flamurit Kombëtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.