Mobi Casa

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët e Fakultetit të Edukimit në oborrin e Universitetit kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi, kanë prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dërvodeli së bashku me profesorët tjerë , kanë parë nga afër punimet e ekspozitës, ku njëherësh kanë përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për ditën e tyre.

Uji Dea

Ekspozitën e kanë vizituar edhe disa fëmijë të Institucioneve Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Ndërsa studentët e Fakultetit Juridik të vitit të IV-të, Moduli Kushtetues, lënda Filozofia e së Drejtës, nënë udhëheqjen e profesorit Flamur Hyseni, para stafit akademik e administrativ dhe familjarëve , kanë prezantuar projektin hulumtues me temën: “Të drejtat e fëmijëve, sfidat në njohjen dhe respektimin e tyre”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.