Fundamenti

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” me aktivitete të ndryshme shënuan 28 nëntorin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Parlamenti i Studenteve në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar një ekspozite me punime të artit pamor kryesisht me motive kombëtare.

Ekspozitën e shpalli të hapur, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi.

Ai tha se 28 Nëntori, është një moment ku mund të tregojmë se si po e kryejmë borxhin ndaj këtyre figurave që studentët i kanë paraqitur përmes punimeve të tyre, e të cilët e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë.

Rektori Kosumi tha se flamuri nuk është vetëm imazh, por është simbol i unitetit për ne. Ndërkohë që ka vlerësuar edhe punimet e ekspozuara, për të cilat ka thënë se këto punime nuk karakterizohen vetëm për nga forma, shprehja, përkatësisht gjuha, por sipas tij, në to sipërfaqe ka nuanca të qenies sonë kombëtare nga motet e shkuara përplot qëndresë, por edhe shprese drejt një të ardhme të përbashkët dinjitoze të kombit tonë.

Mobi Casa

Një historik të shkurtër për festën e 28 Nëntorit, e dha profesori, Isuf Ahmeti.

Njëherësh rektori i UKZ-së ka marrë pjesë edhe në hapje të turnirit në futboll të vogël , organizuar nga Këshillat e Studentëve të Fakulteteve të Universitetit “Kadri Zeka”. Rektori siguroi studentët se Universiteti do të jetë përherë aktiv dhe do ti mbështet organizimet e tilla.

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Mehmet Zylfiu, tha se ky turnir tashmë është bërë tradicional dhe kështu mëtohet të vazhdohet edhe në të ardhmen. Ai falënderoi rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, për mbështetjen të vazhdueshme.

Në turnir kanë marrë pjesë 22 ekipe, dhe e gjithë loja ka kaluar mjaftë mirë dhe në një atmosferë festive, ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm studentët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.