Fundamenti

Studentët e UBT-së vizituan RTV 21

/ 2 minuta lexim
HW

Studentët e Fakultetit të Mediave dhe Komunikimit u ndan të kënaqur me vizitën Sot mysafirë të RTV 21 ishin studentët e vitit të II-të të gazetarisë të UBT-së të udhëhequr nga koordinatorja Anisa Rada.

Më këtë rast mysafirët i priti njëri nga punëtorët më të vjetër të këtij institucioni të dalluar informativ, Esad Dujaka i cili u shpjegoi studentëve, se misioni i Rtv 21 që nga fillimi para dy dekadash ka qenë dhe vazhdon të mbetet informimi korrekt, i saktë e profesional për ngjarjet në vend e më gjërë.

Studentët treguan interesim për ecurinë profesionale të lajmit nga planifikimi e deri te realizimi dhe dalja në ekran për shikuesin e respektuar. Vizitorët e nderuar nga UBT u pritën dhe bashkëbiseduan edhe me gazetarë, redaktorë, e realizatorë të programit radio-televiziv.

ARKATANA

Studentët-gazetarë të nesërm që do të dalin nga mësonjëtoret e Universitetit prestigjioz UBT, shprehën kënaqësinë që vizituan këtë medium informativ autoritativ dhe falenderuan stafin e tij për pritjen e ngrohtë e profesionale që iu bë atyre. Kjo vizitë është vazhdim i një bashkëpunimi të frytshëm e tradicional ndërmjet RTV 21 dhe UBT-së që vazhdon me sukses tash e ca vite.

Radiotelevizioni 21 sivjet ka shënuar 20 vjetorin e themelimit. U bën dy dekada punë të suksesshme të Radiotelevizionit 21, i cili tani numëron gjithsej 7 kanale televizive, radion dhe dy portale, me bazë njërën në Kosovë dhe tjetrën në Maqedoni. Çdo herë me misionin e informimit të drejtë, të shpejtë dhe të paanshëm, shtëpia mediale 21Media vazhdon punën suksesshëm, duke mbetur mediumi lider në tregun kosovar./21Media

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.