FIDANISHTJA

Studentët e UBT-së vizituan Komisionin e Pavarur të Mediave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-të vizituan Komisionin e Pavarur të Medieve. Kryeshefja Ekzekutive e KPM-së, Naile Krasniqi, para studentëve e bëri një prezantim të punës dhe përgjegjësive që ka Komisioni i Medieve.

Ajo foli për kompetencat e këtij institucioni karshi mediave në Kosovë, numrin e medieve të licencuara, si dhe kushtet që një medium duhet t’i plotësoj për të marr licencë në KPM. Krasniqi me këtë rast njoftoi se KPM tashmë ka marr vendim për licencimin e Radios në kuadër të UBT-së, që është një e arritur tjetër e menaxhmentit dhe stafit të këtij universiteti, si dhe një mundësi e shkëlqyeshme edukimi të studentëve të Medias dhe Komunikimit në këtë institucion arsimor.

Fundamenti

Krasniqi po ashtu foli për procesin e digjitalizimit, ku njoftoj se, KPM tashmë e ka dërguar në qeveri për miratim strategjinë për këtë proces të rëndësishëm në Kosovë. Ajo u shpjegoj studentëve të UBT-së edhe mënyrën e monitorimit të medieve.

Studentët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, përmes pyetjeve të tyre u interesuan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me mediat, rregulloret të cilat janë në fuqi e që ndërlidhen me funksionimin e medias, si dhe për natyrën e shkeljeve të Kodit të Sjelljes nga mediat, rasteve konkrete të shkeljeve dhe dënimeve të shqiptuara nga KPM./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.