ARKATANA

Studentët e UBT-së vizitojnë punimet në autostradën “Arben Xhaferi”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një grup studentësh të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtimtari e Infrastrukturë), në UBT, bashkë me profesorët e tyre, kanë vizituar punimet në autostradën Prishtinë – Shkup, “Arben Xhaferi”, të cilat po i kryen kompania e njohur në nivel ndërkombëtar, “Bechtel & Enka”.

Studentët janë shoqëruar për vizitë nga një Inxhinier përgjegjës, një përfaqësues nga Departamenti i Sigurisë në Punë, si dhe një përfaqësues i autorizuar për punët/marrëdhëniet me komunitetin, të cilët kanë siguruar edhe transportin.

HW

Vizita e studentëve ka filluar në kilometrin e 28-të, afër rrugës Gërlicë-Viti, ka vazhduar në bazën e kompanisë, afër Sojevës në Ferizaj; ka vijuar te kryqëzimi i autostradën afër Babushit të Ferizajt, ndërsa ka përfunduar te fabrika për prodhimin e betonit dhe të elementeve të tij, në punishten afër rrugës që çon për Gadime.

Në pikat e vizitës, studentët janë njoftuar praktikisht me të gjitha elementet që janë të nevojshme për ndërtimin e autostradës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.