ARKATANA

Studentët e UBT-së triumfojnë në garën “Albanian ICT Awards”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Studentët dhe alumni i UBT-së, bënë që gara “Albanian ICT Awards”, t’i kthente sytë nga Kosova dhe të vlerësonte inovacionet që kanë ardhur prej tyre, për të cilat edhe u vlerësuan maksimalisht nga juria e këtij edicioni. Produktet dhe projektet e studentëve të UBT-së dominuan jo vetëm me nominime, por edhe me fitimin e çmimeve në disa kategori.

Çmimin “ICT Diploma e vitit” e mori njëri ndër studentët më të dalluar të UBT-së, Hakan Shehu, e mentoruar nga profesori Bertan Karahoda. Në po të njëjtën kategori ishte e nominuar edhe studentja e SHKI-së, Blerona Cakolli, me diplomën e përfunduar nën mentorimin e profesorit Zhilbert Tafa.

UBT është institucion që fokus të veçantë i kushton zhvillimit profesional të grave, e këtë e dëshmoi edhe këtë herë, me ç’rast në kategorinë “Femra në ICT” triumfoi ish-studentja e UBT-së, Hana Qerimi, e cila e ka krijuar dhe po e drejton Shkollën Digjitale, me qëllim të edukimit dhe orientimit të fëmijëve dhe të të rinjëve drejt teknologjisë.

Dominim absolut i studentëve të UBT-së u pa edhe në kategorinë “Siguria Kibernetike”, ku të tre finalistët janë produkte të UBT-së. Të nominuar ishin hakerët e bardhë nga UBT, Blent Kurtalani dhe Veton Bejtullahu, Edi Bushati, ndërkaq çmimi shkoi në duart e studentëve Kastriot Fetahaj dhe Fitim Latifaj.

Uji Dea

Edhe në kategorinë “Shërbimi Publik i vitit”, të dy grupet finaliste në përbërje kishin ish-studentë të UBT-së.

Si kontribues i madh dhe anëtar i jurisë së këtij edicioni, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë ndarjes së çmimit për kategorinë “Mobiliteti i vitit”, i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për prurjet inovative të këtij viti.
Në veçanti, ai shprehu mirënjohje për studentët e UBT-së, të cilët, sipas tij, po japin kontribut të madh për zhvillimin e teknologjisë në trojet shqiptare.
“Kjo garë e madhe edhe kësaj here tregoi se cilësinë e punës dhe lidershipin që ka UBT në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë dhe ICT-së”, tha Hajrizi, duke premtuar se vendet shqipfolëse dhe bota do të kenë çfarë të presin nga studentët e institucionit të cilin ai e drejton.

Edicioni i sivjetmë i Albanian ICT Award mblodhi dhe pranoi mbi 100 aplikacione dhe përzgjedhja e më të mirave u bë nga 11 anëtarët e jurisë.

Kategoritë në të cilat u ndanë çmime ishin: ICT Inovacioni i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në Ngitje, Femra në ICT, ICT Shërbimi Publik i vitit dhe Siguria Kibernetike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.