Eko Higjiena

Studentët e UBT-së triumfojnë me suksese në Albanian ICT Awards IV‏

/ 2 minuta lexim
HW

Dy studentë të UBT-së, Florian Piraj dhe Lum Gashi, bashkë më studentin e UP-së, Rron Cena, janë shpallur fitues të çmimit “Inovacioni i vitit”, në ceremoninë Gala të Albanian ICT Awards, në Tiranë, e cila u organizua për të katërtin vit me radhë. Ata kanë fituar me produktin e tyre “Formon Core”.

Kompania “Formon”, pjesë e të cilës janë Piraj dhe Gashi, është e themeluar në mars 2015, ndërsa është prodhuesi i parë rajonal i produkteve hardverike në fushën e Industrisë 3D.

Qëllimi kryesor i Formon-it është që të ndërtojë mjete më të thjeshta, që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë dhe më të thjeshtë për të gjithë përdoruesit.
“Formon Core”, pra, është produkt i cili krijon objekte tredimensionale, duke e nxjerrë plastikën shtresë pas shtrese dhe me rezolucion të lartë. Kjo arrihet nëpërmjet softuerit “Scope”, i zhvilluar nga “Formon”, i lehtë për t’u përdorur dhe kompatibil për sisteme të ndryshme operative. Po ashtu, ka mundësi lidhjeje me Ëi- Fi, i integruar në pllakën elektronike.

Porositë për Printerin 3D “Formon Core” kanë filluar tashmë, kurse produkti do të dalë në treg së shpejti. Një tjetër përparësi e këtij produkti është edhe çmimi dukshëm më i lirë se konkurrentët ndërkombëtarë.

Eco Higjiena

Studenti tjetër i UBT-së, Leutrim Berisha, ndërkaq, ka fituar nga Albanian ICT Awards mirënjohjen ”Hakerat e bardhë”. Kjo për shkak se Berisha kishte marrë një set çmimesh nga NASA, Pentagon dhe Google, si kontribuues në sigurinë kibernetike të këtyre organizatave.

Do theksuar se një vit më parë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi e kishte marrë çmimin Akademiku i vitit, pikërisht nga Albanian ICT Awards. Vjet, çmime kishin fituar edhe disa studentë të UBT-së.

UBT-ja ka sponsoruar ngjarjen, duke i mbështetur me bursa studimi në UBT, dy studentët fitues./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.