ARKATANA

Studentët e UBT-së shohin nga afër punimet arkitekturore e ndërtimore në kryeqytet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Studentët e vitit të tretë të fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, si dhe të Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, në UBT, kanë vizituar punët arkitekturore dhe të ndërtimtarisë në kryeqytet, duke parë nga afër zhvillimet në këto dy fusha urbane.

Vizita është bërë në kuadër të lëndës: Organizimi dhe teknologjia në ndërtimtari, ndërsa është drejtuar nga Muhamet Ahmeti dhe Besa Jagxhiu.

Vizita filloi me objektet e kompanisë “Nartel”. Kryeinxhinieri i kësaj kompanie, Ilir Hetemi, sqaroi lidhur me organizimin e punishtes, masat mbrojtëse, për përvojën e tij gjatë llogaritjeve statike të objektit, problemet që ka hasur gjatë përpilimit të projektit dhe sfidat e ndryshme gjatë realizimit të objekteve, të ndërtuara apo në ndërtim e sipër.

FIDANISHTJA

Po ashtu, ai sqaroi përdorimin e materialeve më të reja të përdoruara gjatë realizimit të objektit të vizituar dhe objekteve të tjera. Njoftoi për teknologjinë “Smart hause” dhe u përgjigj në disa pyetje të studentëve.

Vizita vazhdoi tek punimet e ndërtesës 40-katëshë, ku nga përfaqësuesi i kompanisë punëkryerëse, studentëve iu shpjegua për kryerjen e punimeve, organizimin e punishtes etj. Studentët kanë vizituar krejt objektin, ndërkohë që janë informuar për problemet e paraqitura gjatë ndërtimit, posaçërisht për ujërat nëntokësore, ku sasia është e madhe, rreth 10 litra në sekondë.

Vlen të theksohet se vizita ishte shumë e rëndësishme për studentët , të cilët u informuan në detaje për sfidat, që do t’i kenë gjatë punës së tyre, në objekte të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.