Fundamenti

Studentët e UBT-së marrin pjesë në Konferencën Regjionale të Prishtinës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dhjetëra studentë të UBT-së, të Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe MBE, morën pjesë në konferencën e parë regjionale në Kosovë në kuadër të Students For Liberty, “Prishtina Regional Conference”, që u organizua nga European Students for Liberty Kosovo.

Krahas pjesëmarrjes, studentët e UBT-së, Pylljon Nura, Herolind Dranqolli, Aida Sopi, ishin aktivizuar edhe si vullnetarë në kuadër të këtij aktiviteti të rëndësishëm për studentët kosovarë.

HW

Konferenca trajtoi çështjet e lirive të individit, tregun e lirë, hapjen e kufijve dhe emigracionin, teksa ligjërues ishin Bardhyl Salihu, Adri Nurellari, Aleksandar Kokotovic dhe Mohammd Malayeri, si dhe për herë në Kosovë, ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Republikës së pavarur të Liberlandit, Thomas Walls.

Si institucion që ofron përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin e arsimit dhe të studentëve, UBT mban kontakt dhe ofron mbështetje për organizatën European Students for Liberty Kosovo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.