Hidromorava

Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë

/ 2 minuta lexim
HW

Studentët e Fakultetit Juridik, në UBT, këtë vit do të marrin pjesë për herë të parë në Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, “Willem C. Vis Moot Court”, e cila mbahet në Vjenë të Austrisë.

Studentët që do ta përfaqësojnë UBT-në në këtë garë prestigjioze janë: Qëndresa Beka, Urtinë Maloku, Gertë Berisha, Ylberina Bajraktari, Melodika Abrashi, Leorentë Alija dhe Pylljon Nura

UBT është një nga 800 universitetet nga mbarë bota që kanë arritur në fazën finale të garës, pas vlerësimit të suksesshëm të dy memorandumeve me shkrim të punuara nga studentët e UBT-së. Ekipin e UBT-së, i cili përbëhet nga shtatë studentë, po e udhëheqë profesori Artan Murati, i cili njëkohësisht është edhe arbitër në këtë garë tash e tri vite.

United Hospital

Për pjesëmarrje dhe rezultate sa më të mira, studentët e UBT-së janë përgatitur që nga muaji tetor e deri më tani.

Gara do të fillojë ditën e shtunë dhe gjatë saj UBT do të përballet me universitete prestigjioze, si Pace University nga Nju Jorku, University of Southern Denmark nga Danimarka, Lazarski University nga Polonia dhe Middlesex University nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.