Fundamenti

Studentët e UBT mund të aplikojnë për bursa të plota ofruar nga Komisioni Europian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Të mërkurën në ambientet e UBT-së rektori i saj, Edmond Hajrizi, ka pritur studentët për t`i informuar lidhur me programet e mobiliteteve dhe bursave të ofruara nga Komisioni Europian.

UBT është fitues për herë të katërt i programeve Erasmus Mundus dhe është i vetmi institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë që është përfitues i këtij programi.

Përveç programit Sigma Agile, studentët e UBT-së do mund të aplikojnë dhe në programe të tjera të Erasmus Mundus, partner i të cilave është Kosova.

Mobi Casa

Qendra e Karrierës dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UBT, do të ofrojë trajnime për të gjithë studentët e interesuar për ngritjen e kapaciteteve në plotësimin e aplikimit, përgatitjen e letrave të motivimit etj.

Ndërkohë ish-studentja e UBT dhe aktualisht staf i UBT-së, znj.Rineta Jashari, ndau me studentët e pranishëm eksperiencën e saj si përfituese e Bursave Erasmus si studente e UBT-së.

Për të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e këtyre programeve të mobilitetit dhe bursave, Qendra e Karrierës dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UBT, do të jetë në dispozicionin me anë të sesioneve të tjera të informimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.