FIDANISHTJA

Studentët e shoqatave të luftës i ndjekin ligjëratat pa u pranuar në UP

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që të gjithë kandidatët për studentë të Universitetit të Prishtinës që janë dërguar për pranim me automatizëm përmes listës së shoqatave të dala nga lufta, janë duke i vijuar ligjëratat në ato fakultete ku ata kanë dëshiruar të studiojnë.

Ky veprim bëhet pavarësisht se ata nuk janë studentë të regjistruar në UP, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të tri kategorive të luftës, të dëshmorëve, invalidëve dhe të veteranëve të UÇK-së, thonë se tashmë në UP numërohen afro 1 mijë e 50 studentë më shumë sesa që i konsideron Rektorati.

UBT

“Ata konsiderohen të pranuar, dhe ne nuk do të pranojmë kurrfarë zgjidhjeje tjetër, që mund të na ofrohet në ndërkohë”, ka thënë për “Kohën Ditore” sekretari i shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku.

Ai ka mohuar se do ta pranojnë versionin se shoqatave të luftës mund t’iu ofrohet si zgjidhje pranimi i një numri të kandidatëve të tyre në UP, por jo në këtë vit akademik, por në vitin tjetër, ashtu siç ka ndodhur me disa studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Rektorati ka marrë vendim, dy ditë më parë, që të pranojë në Mjekësi katër studentë, për vitin e ardhshëm akademik, ndonëse ata kanë konkurruar sivjet, por nuk janë pranuar për shkak të disa gabimeve në testet e provimit. (Koha Ditore)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.