United Hospital

Studentët e medias në UBT vizituan RTV 21 dhe gazetën “Zëri”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Studentët e medias pranë UBT në kuadër të aktiviteteve të tyre studimore dhe përvojave e njohurive që fitojnë brenda UBT-së, kanë realizuar dy vizita në dy mediume qendrore RTV 21 dhe gazetën “Zëri”. Studentët janë ndarë të kënaqur nga përvoja që kanë fituar rreth punës që bëjnë këto dy mediume.

Studentët e medias në UBT, të shoqëruar nga profesori Musa Sabedini të martën kanë realizuar vizita profesionale për të parë pjesën praktike në RTV 21 dhe në gazetën e shkruar“Zëri”.

Rreth 60 student të vitit të parë në ambientet e RTV21 janë pritur nga Esad Dujaka redaktor në këtë medium i cili u ka shpjeguar studentëve tërë procedurën rreth mbledhjes së lajmeve, përgatitjes së tyre deri tek ana finale.

Dujaka u tha studentëve se gazetaria është një profesion shumë i dashur, por që kërkon përkushtim, guxim dhe profesionalizëm.”Tërë jetën e kam kalkuar në gazetari dhe kënaqësi është të kryesh punën me nder e ndërgjegje” tha Dujaka.

Edhe Agim Binaku njeri nga përgjegjësit e RTV 21 tha para studentëve se ky medium me shumë profesionalizëm arrin të informojë dhe të jetë pjesë mediale shumë e rëndësishme e zhvillimeve në vend.

Hidromorava

Kurse në ambientet e gazetës “Zëri” studentët janë pritur nga Lavdim Hamidi, Milaim Shefkiu e Enis Veliu.

Lavdim Hamidi zv. kryeredaktor ka folur para studentëve për konceptin e gazetës, derisa ka shtuar se gazetaria hulumtuese dhe temat kundër krimit, korrupsionit janë prioritet i kësaj gazete.

Studentët janë njohur edhe me ecurinë e punës së gazetës që nga fillimi e deri në finale. Studentët ndërkaq kanë bërë pyetje të shumta rreth anës profesionale që zhvillojnë këto dy mediume.

Studentja Besarta Breznica tha se është ndarë e kënaqur nga vizita në këto dy mediume.”Vërtet për mua ishte një befasi e këndshme sepse pash drejtpërdrejtë tërë procedurën e realizimit të lajmeve dhe u njoha edhe me punën që bëjnë gazetat. Tani po bindem se ia ka vlejtur që të jem pjesë e UBT-së”.

Xheneta Veliu studente tha se praktika nëpër mediume është shumë e dobishme për ta. “Kjo na ndihmon shumë sepse në radhë të parë e njohim punën praktike dhe mësojmë edhe nga përvoja e gazetarëve profesionist. Të vizitosh RTV 21 dhe gazetën “Zëri” qysh në vitin e parë vërtet kjo për ne është shumë e dobishme” u shpreh ajo. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.