FIDANISHTJA

Studentët e medias në UBT vizitojnë TV KLAN

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Studentët e vitit të parë të medias dhe komunikimit pranë UBT-së të mërkurën kanë vizituar objektin e ri të TV KLAN. Drejtuesit e këtij televizioni Gazmend Syla drejtor dhe Shkodran Gajraku redaktor kanë njohur studentët me punën që bëjnë gazetarët, kronikat e realizuara, vështirësitë që hasin ata gjatë punës, por edhe për kushtet moderne që posedon aktualisht ky medium.

Studentët e UBT-së në drejtimin media dhe komunikim kanë vizituar zyrat, hapësirat dhe të gjitha studiot e TV KLAN.

Gazmend Syla dhe Shkodran Gajraku drejtues të këtij mediumi shumë atraktiv dhe profesional në Kosovë kanë njohur studentët me kushtet moderne që aktualisht ka ky medium.

Studio e reja, kushtet maksimale për punë, atmosfera brenda zyreve të gazetarëve, teknika dhe teknologjia moderne që zotëron ky medium dhe guximin që kanë për të zhvilluar gazetari hulumtuese ishin një nga pikat kryesore që ka referuar Gazmend Syla.

Mobi Casa

Studentët të shoqëruar nga profesori Musa Sabedini janë mahnitur me kushtet tejet moderne që ka TV KLAN.

Studentët kanë bërë pyetje të shumta dhe janë interesuar për raportimet që bëhen, për kronikat, regjinë brenda TV, emisionet që zhvillohen nga fushat e ndryshme, intervistat e ndryshme, rubrikat e specializuara etj.

Studentja Marigona Kqiku tha se është ndier tepër e befasuar me kushtet që ka parë në TV KLAN. “Pashë një televizion modern me shumë studio, me shumë ekstra kushte dhe me një organizim të mrekullueshëm redaksional”.

Studentët gjithashtu kanë bashkëbiseduar me gazetarët e këtij mediumi Kushtrim Sadiku, Avdyl Pajaziti, Zija Mifari, Valentina Ahmetaj nga të cilët kanë mësuar për përvojën dhe sfidat që ka gazetaria televizive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.