FIDANISHTJA

Studentët e medias në UBT vizitojnë RTV 21 dhe gazetën “Zëri”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Studentët e medias pranë UBT në kuadër të aktiviteteve të tyre studimore kanë realizuar dy vizita në dy mediume qendrore RTV 21 dhe gazetën “Zëri”. Studentët janë ndarë të kënaqur nga përvoja që kanë fituar rreth punës që bëjnë këto dy mediume.

Studentët e medias në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) të shoqëruar nga profesori Musa Sabedini kanë realizuar vizita profesionale për të parë pjesën praktike në RTV 21 dhe në gazetën “Zëri”.

Studentët në ambientet e RTV21 janë pritur nga Esad Dujaka redaktor në këtë medium i cili u ka shpjeguar studentëve tërë procedurën rreth mbledhjes së lajmeve, përgatitjes së tyre deri tek ana finale.

Dujaka u tha studentëve se gazetaria është një profesion shumë i dashur, por që kërkon përkushtim, guxim dhe profesionalizëm.

UBT

Edhe në ambientet e gazetës “Zëri” studentët janë pritur nga Arbana Xharra kryeredaktore dhe Milaim Shefkiu redaktor. Xharra u ka folur studentëve për konceptin e gazetës, derisa ka shtuar se gazetaria hulumtuese dhe temat kundër krimit, korrupsionit janë prioritet i kësaj gazete.

Studentët janë njohur edhe me ecurinë e punës së gazetës që nga fillimi e deri në finale. Studentët ndërkaq kanë bërë pyetje të shumta rreth anës profesionale që zhvillojnë këto dy mediume.

Studentja Edita Bujupaj tha se është ndarë e kënaqur nga vizita në këto dy mediume.”Vërtet për mua ishte një befasi e këndshme sepse pash drejtpërdrejtë tërë procedurën e realizimit të lajmeve dhe u njoha edhe me punën që bëjnë gazetat. Tani po bindem se ia ka vlejtur që të jem pjesë e UBT-së”.

Edona Jerliu studente tha se praktika nëpër mediume është shumë e dobishme për ta. “Kjo na ndihmon shumë sepse në radhë të parë e njohim punën praktike dhe mësojmë edhe nga përvoja e gazetarëve profesionist”./rajonipress/