HW

Studentët e Medias dhe Komunikimit vizituan Bashkinë e Tiranës dhe televizionin “Ora News”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Studentët e vitit të parë dhe të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim, gjatë një vizite në Shqipëri, vizituan Bashkinë e Tiranës dhe televizionin Ora News.

Gjatë vizitës në Bashkinë e Tiranës, studentët janë pritur nga kryetari i saj, Erion Veliaj. i cili i motivoi studentët, duke u thënë se ata kanë zgjedhur profesionin e duhur.

Përveç kësaj, studentët patën rastin edhe t’i parashtronin pyetje dhe të bashkëbisedonin rreth raportit media-politikë dhe rreth zhvillimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës.

HW

Vizita e dytë u zhvillua në televizionin Ora News, ku u pritën nga administratorja e përgjithshme e këtij medium.

Gjatë kësaj vizite studentët u njoftuan me organizimin e mediumit, funksionimin, skenat e emisioneve, si dhe me ambientet dhe pajisjet moderne të punës.

Në kuadër të vizitave studentore, UBT po vazhdon të organizojë vizita nëpër institucione të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit të studentëve me mënyrën e punës dhe për rëndësinë e profesionit të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.