ARKATANA

Studentët e kolegjit UBT vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, u vizitua nga studentët e Kolegjit “UBT”, në Gjilan. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi dhe njoftimi i studentëve në mënyrë të drejtpërdrejtë me organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë Themelore.

Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Agron Uka, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me rolin dhe funksionimin e prokurorit të shtetit në procedurën penale.

Gjithashtu, u prezantuan të arriturat e prokurorisë falë bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e tjera të drejtësisë, si dhe aspektet të cilat ndërlidhen me luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, respektivisht veprat penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Uji Dea

Përveç tjerash, studentët shprehën interesim në lidhje me strategjitë e trajtimit të lëndëve, ligjet që rregullojnë sistemin prokurorial dhe kërkuan që të punohet më shumë në drejtimin e krijimit të hapësirave për praktikë në këtë institucion./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.