ARKATANA

Studentët e Juridikut vizitojnë Komandën e Policisë së Kosovës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli Studentor nga Fakulteti Juridik, “Kadri Zeka” në Gjilan, viti i parë i studimeve me rreth (30) tridhjetë student, të hënën kanë vizituar Komandën e policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmine e informimit dhe bashkëpunimit si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi, Kolonel Elmina Mahmuti ka mbajte një ligjëratë informuese, për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit.

Mobi Casa

Në këtë bashkë bisedim me studentët kanë dominuar kryesisht temat duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria ne komunikacionin rrugor.
Interesimi i studentëve për të njohur institucionin e sigurisë – Policinë e Kosovës ka qenë jashtë zakonisht i madhe, çka edhe janë shtruar edhe pyetje nga ma të ndryshmet.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj sa më tepër me të gjitha nivelet edukative dhe arsimore dhe të krijoj siguri dhe ambient prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.