ARKATANA

Studentët e Juridikut në Universitetin e Gjilanit i nënshtrohen provimit pranues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arben Dërmaku kryetar i Këshillit Themelues të Universitetit të Gjilanit tha për rajonipress se të shtunën është mbajtur provimi pranues për studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Gjilanit. Dërmaku tha se gjithçka ka shkuar mirë dhe se provimi ka filluar me kohë. Edhe Bajram Uka e Mejdi Bektashi anëtar të komisionit thanë se provimi është mbajtur me kohë.

Konkurruesit e Fakultetit Juridik në Universitetin e Gjilanit të shtunën i janë nënshtruar provimit pranues. Në këtë fakultet janë paraparë të regjistrohen 400 student prej tyre 200 të rregullt dhe 200 me korrespondencë.

Arben Dërmaku kryesues i Këshillit themelues të Universitetit të Gjilanit tha për rajonipress se puna ka ecur mirë dhe gjithçka ka shkuar sipas dinamikës së paraparë.

Uji Dea

Dërmaku tha se edhe provimi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur as parregullsi e as tollovi.”Unë jam i kënaqur me mbarëvajtjen e testit dhe pres që e njëjta situatë të ndodhë edhe me studentët e Fakultetit Ekonomik të cilët presin të hynë në Prishtinë në ora 15.00.

Edhe Bajram Uka e Mejdi Bektashi anëtar të komisionit thanë për rajonipress se puna ka shkuar mirë dhe nuk kanë pasur probleme./ rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.