Fundamenti

Studentët e irrituar me vendimin e UP-së për mos rimburësim të pagesës së semestrit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli drejtues i Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministria e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit kanë marrë vendim për plotësimin-ndryshimin e vendimit me nr 4/74, lidhur me lirimin e pagesave të regjistrimit të semestrit për disa kategori të studentëve.

Mirëpo, ky vendim po dëmton një numër të konsiderueshëm të studentëve.

Në pikën 4.4 të vendimit thuhet se “ [lirohen nga pagesa] studentët e nivelit Master, një vik akademik, pas përfundimit të semestrit të fundit të rregullt të studimeve”.

Por, ky vendim nuk vlen për studentët që tashmë i kanë kryer obligimet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, i cili u nënshkrua më 14 mars 2022.

“Në përshtatshmëri me kategoritë tjera, lirimi nga pagesa për kategorinë e studentëve si në alinenë 4.4 nuk nënkupton rimburësimin e pagesave për studentët që i kanë kryer obligimet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi”.

Studentë të shumtë janë shprehur të irrituar me këtë vendim.

KKVITI

Njëri nga studentët është ankuar në adresë të IndeksOnline i cili ka paguar dy semestrat me vlerë prej 300 euro në fund të muajit shkurt, kurse të tjerët që ende s’i kanë kryer obligimet do të studiojnë falas.

Kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Lirigzon Hoxha, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se sot janë drejtuar me kërkesë tek Këshilli Drejtues i UP-së që të gjithë studentët të cilët e kanë bërë pagesen e semestrave e që me vendim të Ministrisë së Arsimit janë të liruar nga pagesat të i’u bëhet rimbursimi i plotë i shumës që kane paguar.

“ Ne kemi pranuar nje numër të madh të ankesave rreth çështjes së rimbursimit të pagesave që janë bërë nga studentët, me ç’rast sot e kemi bërë kërkesen tek Këshilli Drejtues i UP-së që të gjithë studentet të cilët e kanë bërë pagesen e semestrave e që me vendim të Ministrisë së Arsimit janë të liruar nga pagesat të i’u bëhet rimbursimi i plotë i shumës që kane paguar.

Ne kerkojmë që patjeter të bëhet rimbursimi i të hollave pasi që në situaten qe jemi , me vështirsitë ekonomike te familjeve ne Kosovë, e sidomos me krizen e kohëve të fundit mendoj qe kjo shumë do të vështirsonte edhe më shumë situaten e studentëve, pasi që është një shumë mjaft e madhe per ne si student. Andaj ne do te bejme presion derisa te merret vendimi në të mirë të studentëve, dhe të bëhet kthimi i plote i të hollave”, tha ai.

Ndërkohë, IndeksOnline po pret përgjigje nga UP dhe Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë për të shikuar mundësinë e rishqyrtimit të rimburësimit të studentëve që tashmë kanë paguar semestrin./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.