FITORJA

Studentët e Infermierisë në UBT, caku i parë për punësim i organizatës nga Gjermania, ARTIGUM Gmbh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Niveli i lartë i përgatitjes së studentëve të Infermierisë në UBT, ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin e agjencionit të njohur gjerman të punësimit, “ARTIGUM”, që pret të punësojë dhe së shpejti të marrë në praktikë profesionale studentët e Infermierisë, të cilët do të punojnë nëpër klinikat dhe spitalet e Gjermanisë.

Në takimin që pati me rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi dhe me dekanin e Fakultetit të Infermierisë, dr Fitim Alidema, drejtori i ARTIGUM, Cristian Paraschiv, tha se bashkëpunimi me UBT-në do të jetë i pari në shtetin e Kosovës dhe prej tij shumë shpejt do të përfitojnë një numër i madh i studentëve të Infermierisë në UBT.

ARKATANA

Rektori Hajrizi dhe dekani Alidema e njoftuan drejtorin e ARTIGUM me përgatitjen e lartë profesionale të studentëve të UBT-së, si dhe me hapësirën e laboratorët e pajisur me të gjitha elementet e nevojshme për përgatitjen e infermierëve të rinj.

Përpos nënshkrimit të disa marrëveshjeve të njëpasnjëshme, përmes të cilave studentët e Infermierisë do të kenë mundësi të punësohen e të përfundojnë praktikën profesionale në Gjermani, UBT po ofron edhe kurse profesionale të gjuhës gjermane, në mënyrë që studentët të jenë plotësisht të përgatitur për tregun gjerman të punës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.