Fundamenti

Studentët e gazetarisë vizituan televizionin Top Channel

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentët e vitit të dytë të drejtimit Media dhe Komunikim, vizituan televizionin Top Channel, në Tiranë, me ç’rast u pritën nga opinionisti, njëherësh edhe gazetar i showbizzi-it “Top Show”, Ervin Kurti.

Gjatë kësaj vizite ata u njoftuan me organizimin e mediumit, funksionimin, skenat e emisioneve, si dhe me ambientet tjera të punës.

Duke folur për rëndësinë e vizitave studimore nëpër mediume, Kurti tha se ishte hera e parë që i shoqëron dhe i informon një grup studentësh nga Prishtina, për televizionin ku ai punon, teksa mbeti i kënaqur me interesimin e tyre për të ditur më shumë rreth historikut të zhvillimit dhe funksionimit të Top Channel-it.

UBT

“Studentët ishin plot energji dhe dëshirë për të kuptuar se si funksionon një medium, fotot e tyre në skenat e emisioneve të njohura, sidomos te ajo e “Big Brother” dhe “The Voice”, tregon për ndikimin e këtyre programeve tek ta”, theksoi Kurti, teksa e vlerësoi lart kontributin e UBT-së, që u dha studentëve mundësi për të parë nga afër punën dhe organizimin që bëhet në një televizion të Shqipërisë.

Tutje, ai i inkurajoi studentët që të punojnë shumë me veten e tyre, në mënyrë që, sipas tij, një ditë të bëhen edhe kolegë dhe t’i bashkojnë forcat për informim të saktë të publikut dhe plasim të informacioneve në kohë reale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.