Hidromorava

Studentët e gazetarisë vizituan televizionin Top Channel

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Studentët e vitit të parë dhe vitit të tretë të drejtimit Media dhe Komunikim, vizituan televizionin Top Channel, në Tiranë, me ç’rast u pritën nga gazetar i showbizzi-it “Top Show”, Roland Spahiu.

Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me organizimin e mediumit, funksionimin, skenat e emisioneve, si dhe me ambientet tjera të punës.

Ndërkaq, studentët gjatë vizitës patën rastin të jenë edhe shikues të drejtpërdrejtë të emisionit “Portokalli”.

Mobi Casa

Duke folur për rëndësinë e vizitave studimore nëpër mediume, Spahiu tha që e përgëzon nismën e UBT-së për të sjellë studentët e Medias dhe Komunikimit më afër ambienteve të një medie, për t’u familjarizuar me infrastrukturën e medias dhe për të parë përtej asaj që shihet në ekran nëpërmjet programeve televizive.

“Është e domosdoshme të krijohet marrëdhënia studentë-media, por edhe si profesionistë të ardhshëm të medias, sidomos kur ata janë të pasionuar, kureshtar ë dhe të vëmendshëm”, theksoi ai.

Në kuadër të vizitave studentore, UBT po vazhdon të organizojë vizita nëpër institucione të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit të studentëve me mënyrën e punës, por edhe me rëndësinë e profesionit të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.