Eko Higjiena

Studentët e gazetarisë në UBT arrijnë të punësohen shpejt në tregun e punës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ende pa i përfunduar studimet në programin Media dhe Komunikim, studenti i vitit të dytë në UBT, Engjëll Bërbatovci është sistemuar me punë në “Radio Plus” në Prishtinë. Ai ka thënë se rezultatet që i ka arritur janë meritë e UBT-së, sepse sipas tij, ky institucion ofron mundësi profesionale.

“UBT në fillim të vitit të parë të studimeve, më ka ofruar mundësi të jem pjesë e “Radio Campus”, ku kam qenë moderator për më shumë se një vit. Nga aty kam arritur të depërtojë në tregun e punës dhe tani jam pjesë e “Radio Plus”, ka thënë Bërbatovci i cili ka shtuar se “UBT është institucion që përgatitë studentët për epokën digjitale të informacionit”.

Studentë të shumtë që vijojnë studimet e nivelit bachelor në drejtimin Media dhe Komunikim në UBT, kanë arritur të punësohen në medie nacionale e lokale, kjo falë planprogramit që ofron ky institucion i cili është stimulues, por i ofron studentëve njohuri teorike dhe praktike për këtë fushë.

Programi Media dhe Komunikim në UBT, sipas përgjegjësit të fakultetit, Ferid Selimi, është i dizajnuar në atë mënyrë që ofron kombinim mes aftësive praktike, si dhe metoda interaktive dhe bashkëkohore të mësimdhënies. Ai konsideron se ky institucion i arsimit të lartë, i përgatitë studentët për çështjet bazike në fushën e komunikimit, si dhe në fushën e Mediave e Teknologjisë.

UBT

“Duke studiuar dhe duke ushtruar zanatin e tyre nëpër media e institucione të ndryshme arrijnë që të zhvillohen edhe më tutje, duke treguar rezultate të mira të punës së tyre”, ka thënë Selimi, i cili shtoi se “ka premisa që këta studentë që studiojnë Media dhe komunikimin në UBT të tregojnë zotësi dhe të arrijnë suksese gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”.

Me zgjerimin e hapësirës për mësim dhe krijimin e ambienteve të reja, UBT siguron hapësirë të mjaftueshme për punën e studentëve të drejtimit Media dhe Komunikim. Krahas zhvillimit të programit të studimeve, UBT planifikon edhe krijimin e studiove televizive, me të gjitha pajisjet e nevojshme, në mënyrë që studentët të mund të kryejnë gjithë punën e kërkuar praktike brenda institucionit ku studiojnë.

Në UBT funksionon “Radio Campus” për nevojat e institucionit, e që, pos tjerash, shërben edhe për punën praktike e profesionale të studentëve. Radioja ka gjithë aparaturën e nevojshme për punë profesionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.