Mobi Casa

Studentët e Arkitekturës në UBT organizuan vizitë studimore në Stamboll të Turqisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Mbi 60 studentët të Fakultetit të Arkitekturës në UBT, gjatë këtyre ditëve organizuan vizitë një javorë në Stamboll të Turqisë. Këtij organizmi studimor përveç studentëve ju bashkëngjiten edhe disa nga anëtarët e stafi akademik që ka ky Fakultet.

Studentët gjatë vizitës në Turqi kanë vizituar Panairin Ndërkombëtar të Materialeve, Muzeun Modern të Stambollit, Muzeun Arkeologjik, Milenium Shoping Center -(Akuarium), kalim me anije nëpër Bosfor, etj, dhe vizita e ligjërata të përbashkëta nëpër universitete të ndryshme me të cilat UBT ka marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitar, si në Universitetin “Mimar Sinan”, në Universitetin “Kadir Has”.

Përveç vizitës të cekura si më lartë, studentët ndoqën edhe Workshopi-in ndërkombëtar me studentët e Universitetit “Mimar Sinanit”, nga fusha e urbanizmit. Ky workshop ka përfunduar me prezantimet e studentëve dhe ndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes.

ARKATANA

Po ashtu studentët tanë ndoqën ligjërata tek profesorët e këtyre universiteteve të shtetit turk, dhe ligjëratë nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Binak Beqaj, me tematikë “Transformimi urban i qyteteve ne vendet e Evropës Juglindore”.

“Njohurit që i kemi marrë gjatë studimeve për objektet nëpër lëndë të ndryshme na u dha rasti t’i shohim drejtpërsëdrejti, si vizita në objektin Muzeun Modern të Stambollit, Muzeun Arkeologjik, poashtu qytetin e Stambollit, mënyra se si objektet i kanë mbijetuar kohës të bënë shumë përshtypje”, tha studentja Nexhmije Nuza./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.